MENU
klinika

Deklarata

Rusia i “tregon dhëmbët” Kosovës, çfarë paralajmëron?

01.08.2019 - 11:54

“Do bëjmë gjithçka të pengojmë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, kështu është shprehur ambasadori i ri rus në Beograd, Botsan Kharchenko.

Gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, Kharchenko ka thënë se Rusia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si “pjesë të Serbisë”.

Ata në këtë takim ndër të tjera kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori rus madje ka thënë se do ta mbështesë policinë serbe me trajnime të ndryshme.

Ky takim i tyre vjen pasi Rusia i ka dhuruar një sasi të madhe armatimi Serbisë, në të cilën përfshihen edhe artileri e rëndë dhe mjete të blinduara.

Për armatosjen e Serbisë kanë folur zyrtarë shtetërorë duke thënë se ata tashmë janë një shtet dhe marrin vendime për të cilat ata konsiderojnë se janë të nevojshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN