MENU
klinika

Çfarë deklaron Brnabiç?

“S’është e drejtë nëse Kosova fiton gjithçka dhe ne humbasim”

18.08.2019 - 09:37

Kryeministrja serbe Ana Brnbiç është shprehur se nuk është një zgjidhje e drejtë nëse Prishtina fiton gjithçka dhe Serbia i humb të gjitha, nisur nga ndërhyrjet ndërkombëtare për dialog mes dy vendeve.

Në një intervistë për Tanjug, Brnbiç ka thënë ndër të tjera se njohja e Kosovës brenda kufijve të saj aktual është një linjë e kuqe që Serbia nuk do të kalojë.

'Nuk ka dialog pa largimin e taksës 100%' konica.al
‘Nuk ka dialog pa largimin e taksës 100%’ konica.al

Serbia nuk do të lejojë që Prishtina të fitojë gjithçka ndërsa Beogradi të humbasë gjithçka. Në këtë pikë, ne duhet të shohim se sa mund të fitojmë duke humbur sa më pak dhe të jemi racional dhe realist për të.

Por që Serbia të humbasë gjithçka dhe Prishtina të fitojë gjithçka, kjo nuk është e pranueshme, as nuk është një zgjidhje e drejtë’, ka thënë kryeministrja serbe Ana Brnabiç.