Shefi ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos shiti aksione me vlerë 990 milionë dollarë të enjten dhe të premten e kaluar duke e dërguar në total prej 2.8 miliardë dollarësh aksionet e shitura javën e kaluar.
Në tre ditët e fundit të Korrikut, Bezos kishte shitur aksione me vlerë 1.8 miliardë dollarë. Amazon nuk dha detaje se pse janë shitur këto aksione nga Bezos.
Lëvizja vjen si pjesë e një plani tregtimit 10B5-1. Bezos ka premtuar të shesë çdo vit aksione me vlerë 1 miliardë dollarë për të financuar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin.
Ish-bashkëshortja e tij Mackenzie Bezos, e cila aktualisht ka aksione me vlerë 37 miliardë dollarë në Amazon, është aksionarja e dytë individuale me numrin më të madh të aksioneve në kompani.