MENU
klinika

Publikon videon

“Shikoni si mashtron”/ Basha tjetër mesazh Ramës për teatrin

01.08.2019 - 16:13

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Basha publikon një tjetër video në “Facebook”, ndërsa shkruan se hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro.


Duke e krahasuar projektin e qeverisë për Teatrin Kombëtar të njëjtë me Velierën në Durrës, kreu i opozitës thekson se kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër.

“Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro.

Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik”, shkruan Basha.