Tre vajza nga Shqipëria përfaqësojnë vendit në konkursin “Technovation Challenge”, që zhvillohet në atë njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, Silicon Valley në San Francisko.
Vajzat gjimnaziste Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, konkurojnë me aplikacionin e tyre të quajtur “GjejZâ” ose “gjej zërin”, një aplikacion që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara.
“Technovation Challenge” fton çdo vit grupe vajzash nga e gjithë bota të vënë në përdorim aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme të komunitetit ku ato jetojnë nëpërmjet teknologjisë.
Tre vajzat, të cilat përfaqësohen si një grup i njohur me emrin “D3COders”, falë aplikacionit të tyre kanë arritur ta çojnë Shqipërinë për herë të parë në finale.
Pjesmarrja e tyre në këtë aktivitetet realizohet falë Këndit Amerikan në Tiranë, një platformë e Ambasadës Amerikane për të realizuar projekte të ndryshme.
“D3C0ders” bashkëpunojnë me Këndin Amerikan prej vitit 2016, kur ato ishin vetëm 12 vjeç.
Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me një nga përfaqësueset e grupit, Dea Rrozhanin