MENU
klinika

Plot lule e gjelbërim...

Sonila Meço publikon foton e vilës luksoze

14.08.2019 - 12:43

Këto ditë të nxehta vere, gazetarja Sonila Meço po i kalon së bashku me bashkëshortin dhe të bijën në Dardhë të Korçës, në vilën e saj.

Për herë të parë, Sonila ka ndarë me publikun pamje të vilës, e cila është e mbushur nga gjelbërimi dhe lulet e shumta.

Gazetarja ka fotografuar ndërtesën prej guri nga jashtë, si dhe oborrin plot e përplot me lule.

“Të ‘ushqesh’ një kopësht me lule nis me duart në pleh, por përfundon duke ushqyer shpirtin. Në shtëpizën tonë jemi të gjithë kopshtarë.”– ka shkruar Sonila krahas postimit të saj.

Aktualisht, gazetarja moderon emisionin “Tempora” në “Ora News” dhe duket se ky sezon i ri televiziv nuk do të sjellë ndryshime për të dhe emisionin e saj.