MENU
klinika

Skenari

Shpërndahet Kuvendi i Kosovës me 89 vota pro

22.08.2019 - 09:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Për shpërndarje kanë votuar 89 pro, nderkohe qe 1 ishte kundër dhe 2 absenim. Ne salle ishin 105 deputetë të pranishëm.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Si pikë e parë e rendit të ditës ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër.

Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.