Misioni i KFOR-it në Kosovë ka paralajmëruar se do të ketë lëvizje të trupave në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Kjo sipas KFOR-it është në rutinën e stërvitjeve të tyre si shenjë e gatishmëritë për garantimin e sigurisë.
“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Mirëpo kjo nuk u ka pëlqyer aspak disa mediave në Serbi. Disa prej tyre kanë reaguar duke e shfaqur situatën si alarmante, ku janë përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Serbia vazhdimisht tenton të alarmoj situatën kur trupat e KFOR-it ose të FSK-së zhvillojnë ushtrime në terren.