MENU
klinika

Piktura shumëkulturore

Artistja kuvajtiane ekspozitë në Fier

18.10.2018 - 14:21

Fieri kulturor mirëpret 45 Punimet e Lina Ogaily në galerinë e re të qytetit “Vilson Kilica”. Fieri është një qytet artdshës që e preferon kulturën si dhe këndvështrimet e ndryshme që ajo shfaq. Turneu i kësaj artiste me origjinë kuvajtiane do të kalojë në fund të tetorit edhe në Tiranë.

Lina Ogaily është një artiste e lindur në Kuvajt, banon në Britani dhe ekspozon e punon në Lindjen e Mesme dhe në Britani. Ajo është një artiste e re me botë shprehëse që do të lëjë këndvështrimin e saj në një vend të vogël të Ballkanit, në një mjedis që mirëpret artin dhe artistët e rinj, dhe ky vend quhet Fier, aty ku artistët e rinj mirëpriten në rrugëtimin e tyre të gjatë.

Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm artistët e bluajnë dhe e thërmojnë të jashtzakonshëm e pakapshme, në shpirtin e tyre për t’ua servirur si sheqer në formë shurupi të mirëserdhurve. Arti kërkon formën e saj simbolike për t’u shfaqur, dhe është kokforte në mesazhet e veta, i tejkalon shekujt, njerëzit, objektet. Është objekt që shpall të vërtetat në mënyrën si ai di.



Me këtë frymëzim të mbrujtur në një multidisiplinë kulturore dhe shumëllojshmëri traditash vjen edhe Lina Ogaily që shpreson t’u japë përgjigje pseve të saj si aktore që premton shumë në lëmin e formave dhe përmbajtjes nëpërmjet penelit të saj.
Lina Ogaily si artiste e re është një imazh i gjerë në mënyrën e saj si e sheh ajo botën nëpërmjet ndërvprimit shoqëror dhe individual dhe formavve që ajo hedh në telajo.

Ky ndërveprim, midis të jashmes dhe të brendshmes ka krijuar figura arti me subjekte të caktuara, që shkaktohen nga kujtesa, nga vendlindja, nga besimi, nga kultura dhe nga impresionet e me kontaktet njerëzore.

Forma e saj të menduarit është udhëkryq kulturash midis së sotmes dhe të kaluarës, midis kohës së një kulture të tanishme dhe të të vjetër, midis kombeve, midis subkulturës dhe kulturës së madhe klasike ku janë mbrujtur domethëniet e mëdha të zhvillimit artistik të botës. Dhe ajo dëshiron ta shprehë atë edhe këtu, në Shqipëri.

Vendi ku ndërthuret gjithashtu në shumë civilizime e shumë kulturore dhe koncepteve, midis lindjes dhe perëndimit, jugut dhe veriut. Në vendin e shumë perandorive e mijërave traditave krahinore. Në këtë shumëllojshmëri është mbrujtur dhe Lina Ogaily.

Pikturat e saj janë bashkëjetesa dhe kombinimi i kulturës së Lindjes së Mesme, asaj arabe, dhe pse jo, edhe frymës muslimane, me individualitetin të artistes grua dhe krijimit laboratorik të stilit të saj.

Detyrimisht pikturat e saj shprehin një botë të tërë kuptimore midis saj dhe të vjetrës dhe kulturës së saj paraardhëse që nga koha kur Babilonia ishte e famshme për të ardhur te ajo në formë kujtimesh dhe përjetimesh subsanciale simbolike nëpërmjet gojëdhënave të shumta.
Ky edukim i mbrujtur në subkoshiencën e saj përzihet me kulturën europiane dhe jep një gërshetim shumëplanësh të artit të saj.

Po këto lloj kultura të lashta ndërverojnë nga qytetërimi në qytetrim midis traditës e artit, kombinohen traditat e trashëguara me traditat e reja, duke i dhënë shkas lindjes së artistëve modern të Lindjes së Mesme, të cilët e rritën artin e tyre përmes vizioneve bashkëkohore, duke përqafuar lëvizjet modern, po kjo edhe nëpërmjet poezisë, letërsisë që ndërthur historia. Pra ajo ka gjithçka për të thënë me plot gojën art në mendjen e saj e mundohet sadopak t’ia japë këtë publikut.

Ekspresiviteti i Pikturës së Lina Ogaily-s ka disa cilësi figurative gjeometrike. Gjithashtu këtu në përzierje vjen dhe abstraktia dhe i bashkohet pikturës.

Ajo është disadimensionale. Subjekti i abstraguar fillon nga një pikë në qendër dhe hapet organikisht në të gjithë sipërfaqen, duke lënë në shumë raste sfondin në formën e një kornize dhe në disa të tjera një sfond të shpërndarë.

Në Ngjyrë pikturat vijnë të forta, ndjesore, të nxehta e goditëse. Ngjyrat e ndezura kthejnë vëmjendjen dhe depërtojnë thellë në shpirtin njerëzor. Ato bisedojnë dhe japin një kolorit në çdo cep që ndez shpirtin.

Ogaily flet me ngjyra nga më e zbehta te ato të ndezurat që shprehin kontraditat jetësore më të forta dhe më ekzistenciale si dhe më ekzistencialet për një shoqëri njerëzore, edhe lakimet e formave, gjeomtria e tyre përputhet me këndvështrimin multidimensional të saj artistik.

Ajo mundohet me mënyrën e saj të shprehë format të shumëllojshme mbi njeriun, ku dominon linja elegante, e cila përmes shkathtësisë dhe aftësisë së artistes duket se përsëriten.

Ogaily do dhe është natyrën njerëzore dhe është e gjitha në shërbim të saj, ushqehet dhe shprehet nëpërmjet saj.
Artistja do të ketë ekspozitën e saj edhe në Tiranë në fund të muajit tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN