MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Stërvitje në Kosovë? KFOR alarmon serbët

29.08.2019 - 09:04

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka paralajmëruar se do të ketë lëvizje të trupave në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Kjo sipas KFOR-it është në rutinën e stërvitjeve të tyre si shenjë e gatishmëritë për garantimin e sigurisë.

KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Mirëpo kjo nuk u ka pëlqyer aspak disa mediave në Serbi. Disa prej tyre kanë reaguar duke e shfaqur situatën si alarmante, ku janë përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Serbia vazhdimisht tenton të alarmoj situatën kur trupat e KFOR-it ose të FSK-së zhvillojnë ushtrime në terren.

Interpol e kërkon për sulmin në Banjskë

VIDEO/ Milan Radoiçiç feston ditëlindjen me fishekzjarrë

"Konflikti po përshkallëzon polarizimin social e politik në rajon!"

Lufta në Lindje të Mesme, studiuesi: Kosova më e rrezikuar

"Ishte lutje për heqjen e masave nga BE-ja"

Bislimi sqaron “kërcënimin” për eskalim

Incident i rëndë në kufirin serbo-maqedonas

Efektivët serbë detyrojnë emigrantët të zhvishen dhe…