Si mund të kuptosh zhvillimin e galaktikave kur edhe shembujt më të thjeshtë janë miliarda vite të vjetra? Duke simuluar sa më shumë universe që të jetë e mundur.
Hulumtuesit e Universitetit të Arizonës kanë përdorur superkompjuterin “UniverseMachine” për të gjeneruar miliona mini-universe për të parë sesi rreshtohen me kozmosin e vërtetë. Në vend që të përpiqej të përshkruante çdo nuancë të tërë universit, ekipi ndërtoi një sistem i cili ka mjaftueshëm rezolucion për të parë nga një supernovë të vetme deri në një grup yjesh të marra së bashku.
Çdo univers virtual kishte rregullat e tij dhe qëllimi i studimit ishte vëzhgimi i simulimit më të afërt me universin real.
Prodhimi i 8 milionë universeve të ndryshme mori vetëm tre javë.
Qasja jo vetëm ndihmon në kuptimin sesi galaktikat evoluojnë, por po sfidon edhe teoritë ekzistuese. Së pari u vërejt se galaktikat mund të prodhojnë yje për një kohë shumë më të gjatë sesa mendohej më parë. sipas modeleve aktuale gjithashtu formimi i yjeve duhej të kishte përfunduar shekuj më parë.
Por shkencëtarët nuk kanë për të ndryshuar themelet mbi të cilat ngritet mendimi i tyre sot sepse do të krijoheshin hendeqe në informacion.
Gjithsesi ky zbulim mund të provojë një ‘boom’ të vërtetë për shkencën duke hedhur poshtë dyshimet e atyre që mendonin se do të duheshin dekada përpara se kompjuterët të ofrojnë rikrijime të dobishme.