Donald Trump dukej jashtëzakonisht pozitiv në lidhje me raundin e fundit të bisedimeve tregtare-SHBA-Kinë, i cili përfundoi në 31 korrik.
Ai i quajti ato “konstruktive” dhe tha se e ardhmja e përbashkët e dy vendeve do të ishte “e ndritur”.
Një ditë më parë Shtëpia e Bardhë kishte konfirmuar një angazhim kinez për të blerë më shumë produkte bujqësore amerikane. Por fjalët e tij të buta fshihnin një gjëmim. Nga 1 shtatori, tha ai, administrata e tij do të aplikonte tarifa prej 10% në 300bn dollarë të importeve kineze, mbi tarifën 25% tashmë të vendosur në vlerë prej 250bn dollarë.
Kjo do të thotë se tarifat së shpejti do të mbulojnë pothuajse të gjithë tregtinë e mallrave midis Kinës dhe Amerikës.
Njoftimi dukej se erdhi si tronditje për shumë njerëz. Njoftimi i Trump thjesht e bëri konkret një kërcënim më të hershëm dhe më të paqartë.
Steve Lang, presidenti i Shoqatës Amerikane të Prom Industrisë, një grup lobi që përfaqësojnë prodhuesit e fustaneve të dasmave, raportoi se firma e tij tashmë po paguante miliona dollarë tarifa. Tarifa e re e propozuar do t’i kushtonte atij të paktën 5 milion dollarë. Meqenëse banka e tij kishte thënë tashmë se nuk do t’i jepte hua, kompania e tij do të duhej të deklaronte falimentimin.
Tregime të tilla konfirmojnë se tarifat e reja do të dëmtojnë amerikanët, megjithëse ende nuk është e qartë saktësisht se sa, as kush do të vuajë më shumë.
Por ka një arsye të mirë për të menduar se raundi i ri do të dëmtojë më shumë sesa ato më parë. Shumica e importeve nga Kina të prekura më parë ishin përbërës, që do të thotë se çmimet e tyre më të larta prekin vetëm një pjesë të kostos eventuale të një artikulli. Kësti tjetër do të prekë produkte fundorë, të tilla si veshje dhe elektronikë të konsumit.
Trump e ka vendosur fajin në mënyrë thelbësore te kinezët, të cilët ai akuzoi për rinegociimin e një marrëveshje që ata kishin arritur tashmë; e dështimit për të mbajtur premtimet për të blerë më shumë produkte bujqësore amerikane; dhe lejimi i fentanilit, një ilaç vdekjeprurës, për të arritur në Amerikë.
Por veprimet e tij gjithashtu e kanë bërë një marrëveshje më të vështirë për t’u arritur. Kinezët kanë sqaruar se për të qenë e pranueshme, çdo marrëveshje do të duhet të kthejë të gjitha tarifat e aplikuara tashmë. Dhe lëvizja e fundit e Trump është poshtëruese për ekipin negociues të Kinës, thekson Bill Bishop, autori i Sinocism, një buletin për Kinë.
Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se Amerika do të insistojë se çdo marrëveshje duhet të përfshijë kërcënimin e tarifave për ta detyruar Kinën të qëndrojë në anën e saj. Drejtuesit duhet të kuptojnë se, me ose pa një marrëveshje, rreziqet tarifore do të vazhdojnë.
Trump mund të heqë të gjitha tarifat e tij nesër, nëse dëshiron. Por efektet e tyre nuk do të fshihen aq lehtë.