Teksa është ndalur tek çështja e Teatrit Kombëtar, presidenti Ilir Meta ka bërë sot me dije se i ka dërguar letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Përmes një videoje të vitit 2000, ku shfaqej Rama kur ishte ministër kulture në qeverinë që drejtonte Meta.
Postimi i Metës
Të dashur miq!
Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.
Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.