E zbuluar në Shqipëri, në vitin 1901, kupa e artë bizantine ruhet që prej shekullit të kaluar, në Muzeun Metropolitan në New York.
Kupa e artë, e periudhës bizantine, u gjet bashkë me shumë objekte të tjera të kohës, në fshatin Vrap në vitin 1901, nga katër fshatarë të cilët po punonin token.
Më vonë, gjithë thesarin e zbuluar e blenë austriakët, për një shumë të vogël parash, ndërsa objektet e gjetura përbëheshin nga 5.6 kg ar të pastër dhe 1.5 kg argjend.
Kupa bizantine, që daton në shekullin VI-VII pas Krishtit, kaloi nëpër duart e disa koleksionistëve, deri kur u bë pjesë e Muzeut Metropolitan në New York, prej vitit 1917.
Kupa e gjetur në Shqipëri, u vendos në New York nga J. Pierpont Morgan, i cili e kishte blerë me ndërmjetësinë e konsullit të përgjithshëm të Austro-Hungarisë në Durrës, para Luftës I Botërore.