MENU
klinika

Deklarata

Topalli akuzoi Bashën, PD e Shkodrës i përvishet: Për hatër të babait saj…

14.08.2019 - 16:17

Pas reagimit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli këtë të mërkurë për rastin e Valdrin Pjetrit, për të cilin tha se mandatin ia dha vete kryedemokrati Basha.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Partia Demokratike dega Shkodrës.

“Edi Rama e coi Valdrinin në Shkodër, por mandatin për Kryetar Bashkie të Shkodrës ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve”.

PD e Shkodrës, përmes një postimi në rrjetet sociale, i kujton ish deputetes demokrate kohën kur ajo e promovonte Valdrin Pjetrin për shkak të miqësisë me babain e tij.

“Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike”, thuhet në reagimin e PD.

REAGIMI I PLOTË

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.