MENU
klinika

Detajet

Tronditet Vlora/ 3 plumba në trup, vdes 45-vjeçari

07.08.2019 - 21:18

Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë.

Raportohet se të shtënat janë shënuar në Selenicë të Vlorës, ndërsa është plagosur një person.

Nga raportimet e para, bëhet me dije se i plagosuri është nisur me urgjencë me një automjet privat drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Në sallën operative të DVP Vlorë, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person D.T, rreth 50 vjec nga Selenica dyshohet i plagosur a vetplagosur me armë zjarri pistolete, (kjo ende e paqartë,) dhe po transportohet me makinë private drejt spitalit.

Urgjenca ka nisur autoambulancën me ekipin mjekësor dhe akoma s’ka mbërritur në spital. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe pritet të zbardhin shkaqet e plagosjes.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri në Selenicë të Vlorës, gjatë mbrëmjes së sotme.

Raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital 45-vjeçari Dilaver Tozaj.

Nga të dhënat e para, mësohet se viktima është gjetur i plagosur me tre plumba pranë banesës së tij.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit me makinë private, por nuk ka arritur të mbijetojë.