MENU
klinika

Alarmohen banorët

Vijon paniku në Greqi, tërmeti godet zonën pranë Shqipërisë

09.08.2019 - 09:39

Greqia vijon të goditet nga tërmetet.

Një tjetër tërmet ka rënë mbrëmjen e kaluar, rreth ores 23:12 minuta.

Siç bëhet e ditur nga Instituti Europian i Sizmiologjisë, tërmeti ka rënë në Grevena të Greqisë.

Tërmeti ka qenë 3.6 ballësh i shkallës Rihter, ndërsa ishte vetëm 206 kilometra larg Tiranës.

Nuk njoftohet për dëme apo të lënduar.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është regjistruar një tërmet 6 ballësh në Turqi, duke lënë pas të plagosur dhe dëme kolosale.