MENU
klinika

Nga një emër 'modest' i industrisë

Vjen telefoni i parë 64-megapiksel

27.08.2019 - 17:29

Telefoni i ardhshëm i prodhuesit Kinez Realme XT është telefoni i parë që do të shitet me kamër 64-megapiksel.

Në një postim në rrjetin social Kinez Weibo, kompania ndau një foto të telefonit të ardhshëm dhe zbuloi se një prej katër kamerave të pasme do të ketë sensor të rezolucionit të lartë.

Ky sensor padyshim është ai i Samsung 1/1.7-inç ISOCELL Bright GW1. Telefoni përmban edhe një lente me kënd të gjerë, një lente macro dhe një sensor thellësie.

Realme ka hyrë një gare me Xiaomi për të nxjerrë në shitje telefonin e parë 64-megapiksel. Xiaomi pritet ta bëjë më 29 Gusht me Redmi Note 8 dhe Note 8 Pro. Aktualisht nuk ka një datë ekzakte se kur mund të blejmë telefonët.

Nëse dëshironi të shikoni fotot e shkrepura nga kamera e Realme XT, atëherë mund të vizitoni këtë lidhje publikuar nga vetë kompania.

Edhe pse automatikisht sensori prodhon imazhe 16-megapiksel duke kombinuar pikselët në grupe prej katër njëherazi, imazhet përmbajnë një nivel të çmendur detajesh.

Ndërsa të dy kompanitë po punojnë për të sjellë telefonin e parë 64-megapiksel, Xiaomi po punon për të integruar sensorin e ri të Samsung 108-megapiksel.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”