MENU

Çfarë ndodhi?

Vrau çiftin në 2017, Krimet e Rënda nisin gjyqin për autorin

20.08.2019 - 11:06

Rreth dy vite më parë Apostol Kosta ekzekutoi me armë kushërinjtë e tij.

Ndërkohë sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj shtetasit Kosta.

Kujtojmë që në 2017 Apostol Kosta pas vrasjes së çiftit, tentoi të vrasë veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të 2017, ndërsa 72-vjeçari, Apostol Kosta tentoi të vrasë edhe veten, por mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Kjo ngjarje e rënda ndodhi pas disa gjyqeve për prishjen e një muri.

Ngjarja e rëndë:

Vrasja ndodhi në vendin e quajtur “Sokaku i të Marrëve”.

Aleko Kosta kishte hyrë në oborrin e banesës së çiftit me një granatë dhe një armë në dorë. Pasi ka hedhur si fillim granatën, e cila për fat nuk shpërtheyer.

Fill pas këtij veprimi, ai është futur brenda, ku ka hapur zjarr ndaj gruas së kushëririt të tij, e cila në ato momente ndodhej në aneksin e kuzhinës në katin e parë.

Pasi kishte qëlluar Afërdita Kostën, autori është ngjitur për në katin e dytë, ku është përballur me kushëririn e tij, ndaj të cilit ka shkrehur armën.

Në banesën e krimit gjendej edhe djali 18-vjeçar nga martesa e parë e Afërdita Kostës, i cili është ngritur i alarmuar nga zhurmat dhe është fshehur.

Vetëm pak minuta më vonë ai ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa është përballur me një skena makrabre, ku ka parë të lyerë në gjak njerkun dhe nënën e tij.

Ndërkohë, në kushtet e tronditjes së rëndë, autori i dyshuar, Kosta, ka shkuar në shtëpi dhe me armën e krimit ka qëlluar me plumb në gojë veten, duke u plagosur.