MENU
klinika

E përditshmja gjermane

“Welt”: Shqipëria ku turizmi kulinar po njeh ritme të larta

19.08.2019 - 17:13

     Pallate të bardha të ndritshme me shtylla prej guri dhe shqiponja të arta mbi çati, shtëpi me fasada tërheqëse, kafene të populluara mbi tarraca, struktura më kupolë të stërmadhe e Katedrales moderne “Ngjallja e Krishtit”.

Një udhëtim me taksi nëpër kryeqytetin e Shqipërisë është si një turne nëpër ndalesat kryesore të historisë shqiptare dhe pse jo, një pjesë e pazbuluar e Europës. Kështu e nis artikullin e përditshmja gjermane “Welt”, kushtuar Shqipërisë, duke theksuar se po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar.

Vendi nuk është akoma i mbipopulluar ndonëse shquhet për pushime në bregdetin e Adriatikut, fshatra origjinale, çmime të arsyeshme, njerëz mikpritës dhe mbi të gjitha, kuzhinën e shkëlqyer tradicionale. Ky vend ishte harruar prej kohësh. Shqipëria zë një sipërfaqe të vogël dhe ka arritur të ruajë shumë mirë traditën e saj të kulinarisë.

Rreth 55 për qind e popullsisë punon në bujqësi; 20 për qind e zonës është tokë bujqësore pjellore. Korrupsioni, krimi dhe mungesa e ndërgjegjësimit për mjedisin e kanë shoqëruar përshkrimin e këtij vendi prej shumë kohësh. Por, në fakt, po njeh zhvillime me ritme të larta.

 

 

 

 

Veçanërisht kuzhina dhe gastronomia e vendit pasqyrojnë këtë kombinim të egër. Perandoria osmane, që u tërhoq prej aty në vitin 1912, pas 500 vitesh pushtim, të kujton kulturën e kafesë, kjo gjerësisht e përhapur në verë, në hijen e palmave dhe fiqve.

Zona e Bllokut është tani pjesa më argëtuese e Tiranës, mbushur me bare, restorante dhe klube. Përveç rrjeteve të supermarketeve dhe restoranteve ‘fastfood’, syri të kap pika të vogla fruta-perimesh dhe dyqane peshku.

Produktet e shumta vendase, që vijnë nga fermat rreth e rrotull të shtojnë dëshirën për të vizituar një vend të cilin shumë pak e njohin. Kohët e fundit, Shqipëria, e cila ka qenë e izoluar prej shumë kohësh, po promovohet si një destinacion i ri, që ia vlen të vizitohet. “Lonely Planet”, për shembull, e ka përfishirë në listën e “Destinacioneve më të mira për pushime në Evropë, gjatë 2018-ës”. Që prej vitit 2008, numri i turistëve është dyfishuar e tashmë, mbi 150,000 pushues nga Gjermania e vizituan vendin në 2018-ën.

 

 

 

 

Kuzhina tradicionale e Shqipërisë po modernizohet

Pjesa e parë e udhëtimit kulinar nëpër kuzhinën orientale-mesdhetare të Shqipërisë na çon në skajin e Parkut të Madh me liqenin e krijuar nga dora e njeriut, ku gjendet edhe një shatërvan tepër i këndshëm. Një ndërtesë e viteve ’70, fasada me elementë në ngjyrë portokalli.

Në katin e poshtëm gjendet restoranti i ambasadorit shqiptar të pashpallur të ushqimit, Bledar Kola. 35-vjeçari u largua nga atdheu në moshën e adoleshencës, pikërisht në fund të viteve 1990, kur Kosova fqinje po përjetontë luftën civile. Ai e fitoi eksperiencën duke punuar në kuzhinat e restoranteve me emër në Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë dhe në Suedi, nën dritat e kuzhinës së famshmë nordike: Pranë René Rexhepit nga “Noma”, me famë botërore dhe Magnus Nilsson, nga restoranti “Fäviken”.

Rreth tre vjet më parë, Kola u kthye dhe hapi “Mullixhiun” në mes të Tiranës. Këtu ai përpiqet të ndryshojë imazhin e Shqipërisë në botë, si një shtet i prapambetur dhe i egër, por edhe të ruajë kulturën vendase të ushqimit. “47 vjet komunizëm kanë shkatërruar pothuajse gjithçka”- thotë ai. “Ne po rindërtojmë atë që ka mbetur.”

Restoranti punon kryesisht me kulturat e lashta, si misër, elb dhe tërshërë. Te “Mullixhiu”, dhoma e ngrënies ngjan me një mulli të mbushur me orendi druri dhe thasë prej leshi.

 

 

 

 

 

Kola e bluan miellin që përdor dhe e pjek bukën, që nuk ka vetëm shijen të këndshme, por edhe pamjen. “Jo të gjithë e pëlqejnë, sepse ka ngjyrë të errët”, – thotë ai. “Por, të kujton bukën siç ishte para komunizmit”. Para se të fillonte periudha e ushqimeve me tollonë, kur recetat tradicionale nga kujtesa kolektive u zhdukën.

Ndër pjatat popullore që Kola i përfshiu në menunë e tij, por të rafinuar janë, për shembull: dromsa, një qull me shafran. Mishi i dhisë serviret me një salcë të gatuar me boronica dhe vaj ulliri. Flija, një pastë popullore e gatuar me shumë gjalpë, që Kola e shërben në një kuti të vogël prej druri dhe që të kujton kutinë e madhe të depozitave, në të cilën gjyshja e tij ruante portokallet dhe bukëfiqet.

Për ëmbëlsirë, edhe këto me ndikim nga kultura osmane, ai sugjero: një akullore me bozë meli, një pije misri të fermentuar, si dhe fije të holla brumi me shije të ëmbël, që në botën arabe njihen si künefe. Kola e shërben në gypa të vegjël balte, si për të respektuar ritualin e tymosjes së një cigareje, pas përfundimit të një vakti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prestigjiozja britanike e udhëtimeve

‘Shqipëria, kjo perlë ballkanike’

Shkrimi që tronditi shtetin komunist në ‘88

‘Shqipëria, vendi ku vajzat janë të nxehta si llava’


Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse