Është zbuluar më në fund arsyeja e sherrit mes moderatores Ilda Bejleri dhe komentatorit Dritan Shakohoxha.
Shkak i këtij sherri mendohet të jetë bërë një ridimensionim i hapësirave televizive mes prezantuesv.
Shakohoxha ka dashur t’u japë përparësi moderatoreve të reja, siç është Lei Kraja, por Ildës kjo nuk i ka pëlqyer aspak, pasi do të mund të interpretohej si rënie nga froni. Situata siç dheështë bërë e ditur për media ka degjeneruar në konflikt e deri në marrjen e vendimit nga ana e Ildës për t’u larguar puna.
Duket se në gjithë këtë debat nuk kanë mungur as prononcimet nga ana e dy protagonistëve si Ilda dhe Shakohoxh.
Dritan Shakohoxha ka thënë më herët se kishte qenë ai që ia dha lajmin e largimit nga puna moderatores Ilda Bejleri.
Ai u shpreh ndër të tjera se vendimi për të shkëputur marrëdhëniet profesionale nuk u prit mirë aspak mirë nga Ilda:
“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…”, tha Shakohoxha.
Por pas kësaj interviste ka reaguar vetë Ilda e cila u shpreh se një komentator nuk mund të të pushojë nga puna.
Me ironi ajo shkruante pak ditë më parë duke qeshur në Instastory se “nga puna të heqin e të marrin pronarët jo komentatorët e ndeshjeve”.