MENU
klinika

'Plasi' mes kolegësh

Tha që e pushoi nga puna, Ilda ironizon Shakohoxhën

06.08.2019 - 12:15

Dritan Shakohoxha tha e kishte qensë ai që ia dha lajmin e largimit nga puna moderatores Ilda Bejleri.

Në një intervistë për “Pushime on Top”, ai u shpreh se vendimi për të shkëputur marrëdhëniet profesionale nuk u prit mirë nga Ilda:

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…”, tha Shakohoxha.

Por pas kësaj interviste ka reaguar vetë Ilda e cila shprehet se një komentator nuk mund të të pushojë nga puna.

Me ironi ajo shkruan duke qeshur në Instastory se “nga puna të heqin e të marrin pronarët jo komentatorët e ndeshjeve”.

Epo Ilda nuk qe dha aq detaje sa Shakohoxha, ndaj e sigurt që edhe reagimi i këtij të fundit nuk do jetë si në fillim dhe neve na mbetet vetëm të presim.