MENU
klinika

Ja ku do e shohim

Qenka e vërtetë! Olti Curri konfirmon largimin e Ilda Bejlerit

26.07.2019 - 14:55

Prej disa ditësh Ilda Bejleri është vënë në qendër të mediave për shkak të karrierës së saj televizive.

Ka disa ditë që në media përflitet për një largim të mundshëm të saj nga Digitalb.

Pas 11 vitesh karrierë në këtë platformë, thuhet se prezantuesja seksi do të largohet dhe shkak është bërë një debat me Dritan Shakohoxhën.

Ilda ka zgjedhur që të mos japë asnjë deklaratë lidhur me këto lajme, por teksa të gjithë presim konfirmimin e Ildës është publikuar kudo një foto të saj me Ed Manushin.

Mësohet se takimi i tyre ka zgjatur për disa orë dhe Ilda gjatë gjithë bisedës është shfaqur mjaft entuziaste, me shumë gjasa Ildën do e shohim tek “Procesi Sportiv”, pasi vetë moderatorja është shprehur se nuk e lë dot sportin.

Mesa duket moderatorja do të nënshkruajë një kontratë tjetër brenda “Top Media”.

Jo vetëm kaq, por edhe një postim i bëri së fundmi nga miku i saj, Olti Curri, tregon se Ilda është duke punuar për një projekt të ri.

 

View this post on Instagram

 

Duke festuar me @ildabejleri rrugetimin e ri ne nje super projekt ??

A post shared by Olti Curri? (@olticurri) on

“Duke festuar me Ilda Bejlerin rrugëtimin e ri në një super projekt”, shkruan Olti, i cili me këtë foto duket se konfirmon lajmet.

Në foton e publikuar në Instagram Olti shfaqet krahas Ildës dhe tregon se po festojnë për një projekt të ri të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN