MENU
klinika

Nëse funksionoi me veshkat, atëherë...

Arrihet transplanti i zemrës së njeriut

21.08.2019 - 17:37

Zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht mund të transplantohet tek njeriu brenda tre viteve, sipas kirurgut i cili kreu transplantin e parë të zemrës ne Mbretërinë e Bashkuar 40 vjet më parë.

Kirurgu 87 vjeçar Sir Terence English, tha për Sunday Telegraf se brenda këtij viti ai do të përpiqet të zëvendësojë veshken e njeriut me atë të derrit. Nëse funksionon me veshkën atëherë do të funksionojë edhe me zemrën u shpreh kirurgu i bindur.

Sipas tij, një hap i tille mund të hedhë bazat për transplantime më komplekse të organeve shtazore tek njerëzit, një proces i quajtur kseno-transplant. Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri janë të ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato mund te përdoren si modele për zhvillimin e terapive të reja.

Shpresat për një transplant te tille u ndezën ne muajin maj pas nje terapie gjenetike qe u krye me sukses tek derrat.

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve, përfshirë shkencëtarët britanikë, zbuloi se “shtimi” i një pjese të vogël të materialit gjenetik të quajtur microRNA-199 në një zemër qe ka pësuar infarkt shkakton rigjenerimin qelizor.

Shkenctarët injektuan microRNA-199 tek derrat pas një infarkti kardiak. Pas kësaj ata vunë re se pas një muaji pati një përmirësim tërësor të funksioneve kardiake. Por ende ka pengesa, përpara se terapia të testohet tek njerezit me probleme kardiake. Shumica e derrave ngordhën pas trajtimit pasi microRNA-199 vijoi të zhvillohej në mënyrë të pakontrolluar.

Gjithesesi komuniteti mjekësor shpreson që përdorimi i zemrave të derrit, mund të revolucionarizojë trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”