28.08.2019 - 13:32
Pas Delvinës, një tjetër zjarr i madh raportohet se ka rënë sot në Mallakastër.
Zjarri ka përfshirë zonën me ullishte dhe shkurre në fshatin Lapulec, ndërsa rrezikohet edhe një fabrikë e vajit të ullirit.
Mësohet se zjarri po përhapjet me shpejtësi, për shkak edhe të erës.
Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse të Ballshit dhe Patosit, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Njoftimi i policisë
Dogji 13 ha pyje dhe ullinj në Mallakastër, 56-vjeçari në pranga
Flakët 'pushtojnë' Lapulecin