MENU
klinika

Rrezikohen banesat

Zjarret “pushtojnë” Delvinën dhe Finiqin

29.08.2019 - 17:12

Një zjarr i madh ka rënë në Delvinë të Shqipërisë. Në 48 orët e fundit një zjarr i madh është përhapur afër Delvinës që kërcënon zonën e Syrit të Kaltër.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, dhe forcat zjarrfikëse që janë nisur nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra nuk mund ta kontrollojnë atë.

Autoritetet lokale në rajon iu drejtuan Konsullatës Greke në Gjirokastër të mërkurën pasdite duke kërkuar ndihmën e Greqisë me forcat tokësore dhe ajrore.

Pas komunikimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në kuadrin e marrëveshjeve bilaterale me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrit të Greqisë u udhëzua të përgatiste forca operuar në Delvinë.

Zjarri ka marrë dimensione të pakontrollueshme. Shumë puse të vjetra të naftës janë në zonë, të cilat rrezikohen nga momenti në moment.

Në fshatin Kardhikaq rrezikohen banesat dhe rreth 400 – 500 koke bagëti. Duke qenë se terreni paraqitet i vështirë, ambualncat e kanë të vështirë të ndëhyjnë.

Shuarja e zjarrit mund të bëhet vetëm me mjete nga ajri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN