Sot 21 vite nga vrasja e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.
Në shenjë nderimi të figurës së tij, nën kujdesin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Kuvendi ka organizuar homazhe në varrin e Hajdarit, pishtarit të demokracisë (Varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.
Në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi vendosi një kurorë me lule në varrin e Hajdarit, shoqëruar nga shumë deputetë.
Në homazhe padyshim që nuk mund të mungonin edhe familjarët e Hajdarit, ku vajza e tij, Rudina Hajdari u përkul me nderim dhe puthi varrin e babait të saj.
Madje ajo përshëndeti përzemërsisht të gjithë zyrtarët e pranishëm në homazhe, të majtë dhe të djathtë.
Azem Hajdari u vra më 12 shtator të 98-ës.