MENU
klinika

Provojini!

5 veprime të shpejta për të mbajtur nën kontroll ankthin

22.09.2019 - 11:02

Episodet e ankthit dhe çrregullimet që lidhen me të nuk duhen nënvlerësuar, veçanërisht nëse zgjasin në kohë dhe kushtëzojnë mirëqenien dhe shprehjen e plotë të potencialit të dikujt.

Sidoqoftë, gjetja e trajtimit të duhur për vetën mund të kërkojë kohë dhe praktikë, ndërsa në ato momente ju duhet një zgjidhje e shpejtë. Për fat të mirë, ekzistojnë strategji të mbështetura nga ekspertë të cilat mund të shërbejnë për të ruajtur qetësinë kur emocionet marrin të përpjetën.

Ja 5 prej tyre…

  • Provo teknikën e frymëmarrjes

Gjëja e parë që ndodh tek një person që përfshihet nga ankthi, ndodh një rritje e aktivitetit të amigdalës që luan një rol kyç në përpunimin e emocioneve tona dhe ndodhet në sistemin limbik të trurit. Frymëmarrja është më sipërfaqësore dhe më e thjeshtë, zemra rreh më shpejt dhe kjo gjë ndikon edhe tek mendimet mendimet, duke i bërë më stresuese e shqetësuese.

Mënyra më e mirë për të ndërprerë këtë cikël është të ndryshosh atë që trupit po i nddodh fizikisht. Filloni nga frymëmarrja. Ndaloni dhe merrni frymë katër herë, bëni një pushim dhe nxirrni frymën për katër herë. Gjatë kohës që e bëni përsërisni një shprehje si për shembull ‘qetësohu’. Është gjëja më e thjeshtë që mund të bësh nëse ndihesh vërtet në ankth.

  • Sfido mendimin tënd

Është e dobishme të krijosh ritualin e të ‘sfiduarit të vetes’, sidomos nëse keni tendencën të mendoni për më të keqen. Për të ndaluar atë që po ndodh, sfidoni mendimin tuaj.

Pyesni veten: ‘Sa reale është kjo? Mendoni se çfarë do t’i thonit një miku në të njëjtën situatë.’

  • Shkruaje

Nëse të ndodh të biesh në një spirale mendimesh ankthi, ndalo dhe shkruaj gjithçka për të cilën po shqetësohesh dhe pastaj merr në konsideratë atë që ke shkruar: është realiste apo e ekzagjeruar?

  • Shkëpute veten

Merr dikë në telefon ose bëj një aktivitet që kërkon përqëndrim, si një puzzle Sudoku, për të larguar mendjen nga mendimet e pakëndshme që po ju shqetësojnë.

  • Provo meditimin e vetëdijshëm

Ekzistojnë aplikacione të ndryshme për meditimin, të dobishme për të gjetur qetësinë gjatë ditës sepse këto aplikacione ju ndihmojnë të përqëndroheni në momentin e tanishëm.

Në vend që të mendoni për të gjithë gjërat e tjera, jepini pushim trurit tuaj. “Duke mbyllur” bisedën në kokën tuaj do të jetë më e lehtë të jetoni momentin në harmoni dhe më shumë siguri.