MENU
klinika

Nga Financial Times

A do të ‘lulëzojë’ koalicioni i ri italian?

05.09.2019 - 13:44

Politikanët në Bruksel u lehtësuan këtë javë kur u bashkua një qeveri e re e koalicionit italian, duke çuar në opozitë Matteo Salvinin dhe partinë e tij Lidhja.

Por ka ende shumë pyetje për të ardhmen e paktit midis lëvizjes Pesë Yje dhe armiqve të tyre dikur të betuar, Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë.

A do të jetë në gjendje koalicioni i ri, i udhëhequr nga Giuseppe Conte, të merret me financat publike këtë vjeshtë, pa shkaktuar një konflikt tjetër të hidhur me BE?

Kabineti i mëparshëm i Contes e quajti veten “qeveria e ndryshimit”, por u pa nga kundërshtarët e tij si një koalicion i rrezikshëm i populistëve të pamatur. Përbërja e kabinetit “Conte 2” ka të ngjarë të qetësojë të gjithë ata në Bruksel që kishin frikë nga konfrontimet e mëtejshme me Salvinin.

Investitorët në borxhin e qeverisë italiane kanë sinjalizuar tashmë që ata besojnë se qeveria e re do të jetë më pak kërcënuese për ekonominë sesa e fundit.

Conte kishte shërbyer si një ndërmjetësues me Brukselin vitin e kaluar, kur Salvini nisi ankesat kundër ndërhyrjeve evropiane në buxhetin italian. Tani, me Gualtieri si ministër i ekonomisë, duket se kompromisi, jo konflikti do të jetë strategjia e re.

Një projekt program i lëshuar në fillim të kësaj sinjalizoi se koalicioni i ri do të përpiqej për politika ekonomike gjithëpërfshirëse sociale.

kolana e librave

Dokumenti thoshte se qeveria e re do të promovojë një politikë fiskale ekspansioniste por “pa dëmtuar ekuilibrin e financave publike”. Ai gjithashtu do të përpiqet të promovojë një axhendë brenda Evropës që do të kapërcejë “ngurtësinë e tepruar” në rregullat buxhetore të BE-së, dhe promovimin e “jo vetëm stabilitetit, por rritjes”.

Draft-politikat përfshijnë një pagë të re minimale, taksa më të ulëta për punëtorët, një “marrëveshje të re të gjelbër”, një reformë në rregullat mbi konfliktin e interesave dhe promovimin e një përgjigje të koordinuar evropiane për administrimin e migracionit.

Sfida më e rëndësishme e menjëhershme e tij do të jetë të kalojë një buxhet për vitin e ardhshëm në një kohë të vështirë për ekonominë.

Tani për tani, Salvini dhe partia e tij janë në opozitë por Salvini nuk do të rrijë duarkryq.

Sondazhet e opinioneve tregojnë se Lidhja është ende partia më e njohur e Italisë, me mbështetje mbi 30 përqind, dhe pritet të pritet të jetë fituesja e zgjedhjeve të ardhshme. Nëse qeveria e re do të humbasë me shpejtësi mbështetjen përmes politikave jopopullore, ose do të ndahet për shkak të mosmarrëveshjeve, Salvini do të duhet të presë.

Këtë javë ai paralajmëroi kundërshtarët e tij të rinj: “Do të shkoj nga një qytet në qytet dhe do ta marrim përsëri këtë vend”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

A po gabon BE me Italinë?

Deklarata e ish-kryeministrit italian

Brexit mund të shkatërrojë stabilitetin në Itali…