MENU
klinika

Publikohen shifrat

‘Informaliteti’ mbush arkën e shtetit?

04.09.2019 - 13:58

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimi dhe Drejtori i Doganave Arlind Gjokuta kanë dhënë sot shifrat e planit operacional kundër informalitetit si për muajin gusht ashtu dhe në total.

Ministrja Denaj tha se ka rritje të ndjeshme të deklarimit në turizëm. “Krahasuar me periudhën 8 mujore, rritje me 18.4%. 8 mijë punonjës të rinj më shumë se gushti i vitit të kaluar”, theksoi ajo.

Ndërkaq Ibrahimi theksoi se ky plan do të vijojë dhe në muajt në vijim.

Kemi arritur të realizojmë planin në muajin gusht me 101 %. Në fokus të punës ka qenë lufta ndaj informalitetit. Ky plan veprimi do vijojë dhe muajt në vijim. 4460 kontrolle nga administrata tatimore. Shkeljet kryesore, mosregjistrim, mungesë kuponi tatimor, punonjës të padeklaruar. Ky plan nuk është një fushatë e zakonshme por vendosja në shinë e punës sonë”, u shpreh ajo.

Drejtori i Doganave, Arlind Gjokuta deklaroi se në total janë bërë mbi 1400 kontrolle, 770 vetëm në gusht.

Edhe gjatë muajit gusht strukturat e doganave kanë qenë në mënyrë konstante në terren. Kontrollet janë kryer në mënyrë të detajuar. Në gusht 770 kontrolle, me shkelje 32 raste. Detyrimi 75 milionë lekë, ndërsa me masa mbi 80 mln lekë. 1451 kontrolle nga korriku. Fokus kryesor ka qenë sektori i karburanteve. Të ardhurat e administratës doganore u rritën me 7.3% në krahasim me një vit më parë”, tha Gjokuta.