Apple po planifikon të transmetojë aktivitetin e saj të iPhone 11 në platformën e videove të YouTube.
Është hera e parë që Apple transmeton një aktivitet të tillë në YouTube dhe do të zgjerojë në masë numrin e njerëzve që do ta ndjekin aktivitetin.
Vitin e kaluar Apple e transmetoi aktivitetin e prezantimit të iPhone në Twitter. Përdoruesit e Windows 10-ës mund ta ndiqnin që prej 2015-ës dhe kjo falë shfletuesit Microsoft Edge.
Kujtojmë se aktivitetet e Apple kufizoheshin në transmetime vetëm në Safari dhe Edge në desktop por vitin e kaluar Apple e hapi edhe për Chrome dhe Firefox që prej Konferencës WWDC të Qershorit.
Presim që Apple të prezantojë tre modele të reja të iPhone ditën e Marte dhe ne do të mbulojnë ngjarjen me një blog live ku mund të mësoni të rejat më të fundit zbuluar nga Apple.
Aktiviteti fillon në 18:00 me orën tonë lokale.