MENU
klinika

Emrat e kandidatëve

Arta Marku miraton 2 kandidatë për KLP

24.09.2019 - 20:16

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë verifikimin ligjor të dy kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Vladimir Maren dhe Esmeralda Keshin, duke miratuar kështu kandidaturat e tyre.

Relacioni që i është dërguar prokurores së Përgjithshme Arta Marku, thuhet se dy kandidatët kanë plotësuar kushtet ligjore për të kandiduar si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vladimir Mara është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranës, ndërsa Keshi është prokurore në Prokurorinë e Dibrës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë aktualisht funksionon me 10 anëtarë nga 11 që duhet të ketë.

Gentian Osmani u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, edhe pse e kishte kaluar shkallën e parë të vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në 2018.

Shkarkimi i tij u bë pas ankimimit nga Komisioneri Publik për shkak se ai nuk justifikonte pasurinë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin