MENU
klinika

Origjina e universit

Astronomët japonezë zbulojnë një grumbull galaktikash

28.09.2019 - 08:55

Astronomët japonezë njoftuan se kanë zbuluar një grumbull galaktikash më shumë se 13 miliardë vjeçare, më të hershmet që janë vëzhguar ndonjëherë, një përparim ky, i cili mund të kontribuojë në njohjen e origjinës së universit.

“Ky grumbull galaktikash, që duket se është formuar më pak se një miliard vjet pas krijimit të universit, është një sistem i rrallë dhe i veçantë, i pajisur me densitet jashtëzakonisht të lartë, që shpjegon se si mund të jenë formuar grupimet e para të galaktikave”, shpjegoi një studiues gjatë një deklarate.

Grumbulli përbëhet nga 12 galaktika. Ky zbulim tregon se strukturat e rëndësishme kozmike ekzistonin që në fazat më të hershme të universit.