MENU
klinika

"E ardhmja më e mirë nuk do vonojë"

Basha uron nxënësit për ditën e parë të shkollës dhe ka një mesazh

16.09.2019 - 10:15

Përmes një fotoje ku shfaqet i rrethuar nga nxënësit, kreu i PD Lulzim Basha u ka uruar të gjithë fëmijëve që ulen sot në bankat e shkollës në këtë vit të ri mësimor, suksese dhe mbarësi.

Po ashtu, në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Basha thekson se e ardhmja më e mirë për të gjithë shqiptarët nuk do vonojë.

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!