MENU
klinika

Kush do ta zëvendësojë?

Befason City, klubi gjen pasuesin e Guardiolës!

29.09.2019 - 15:34

Manchester City po mendon që tani për të ardhmen dhe mesa duket ka gjetur pasuesin e Pep Guardiolës. Kontrata e spanjollit përfundon në vitin 2021 dhe palët nuk kanë ndërmend të vazhdojnë bashkëpunimin.

Sipas të përditshmes “Mirror”, zëvendësuesi i Pep Guardiolës do të jetë ish-futbollisti i Barcelonës, Giovanni Van Bronckhorst.

Holandezi do të marrë një post drejtues te “Citizens” për ta afruar atë me klubin dhe të studiojë punët e brendshme të klubit.

Vetë trajneri spanjoll i City-t e ka aprovuar këtë ide të klubit për të qenë të përgatitur në sezonet e ardhshme duke ia besuar pankinën holandezit, i cili ka të njëjtën filozofi loje si Guardiola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN