Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka habitur të gjithë tifozët madrilen.
Ai ka thënë se Barcelona është ekipi më i mirë në Spanjë.
Një fjali e tillë nuk vjen për ekipin e meshkujve, por për ekipin e femrave që u mposht 9-1 nga katalanasit.
Madrilenët kanë formuar këtë sezon ekipin e femrave, pasi kanë blerë CD Tacón, por ende janë shumë larg nivelit të emrit të madh të Realit.
“Nëse partnerët janë dakord ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ekipin e femrave, pasi ka pasur shumë kërkesa. Humbja e thellë me Barcelonën? Të mos harrojmë se po luanim me ekipin më të mirë në Spanjë dhe ne jemi një skuadër e ndërtuar rishtas”, – tha Perez.
Në fakt, numri një i klubit nuk është i saktë, pasi kampionatin sezonin e kaluar e fitoi Atletico.