“Shënime për muzikantin” është libri i parë Jazz që vjen në gjuhën shqipe.
Në këtë botim autori Markelian Kapedani përqëndron vëmëndjen te ritmi si element thelbesor i vetë ekzistencës së këtij zhanri të muzikës.
“Është një libër që shpjegon mekanizmat e fshehta të muzikës Jazz dhe muzikës së improvizimit në përgjithësi.”
Libri ndër të tjera u shërben dhe vetë studiuesve të artit.
“Libri u drejtohet kryesish muzikantëve të rinj, atyre që në studimet klasike nuk gjejnë disa përgjigje për disa pyetje specifike rreth muzikës së improvizuar.”
Kapedani nuk ka nguruar të tregojë në praktikë bukurinë që të sjell muzika Jazz edhe pse shprehet se vështirësitë për ta sjellë këtë botim të publiku ishin tejet të vështira.