01.09.2019 - 12:33
Burrat e përdorin celularin dhe internetin më shumë sesa gratë në Shqipëri.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, për vitin 2018, në mesin e 15-59 vjeçarëve, 75,2% e burrave dominojnë me përdorimin e internetit, krahasuar me 65.1% të grave.
Sa i përket përdorimit të telefonit celular, sërish burrat kryesojnë. Përllogaritet 94.1 % e burrave, krahasuar me 89.2% të grave, pjesë e individëve që përdorin telefon celular.
Sa i përket se për çfarë e përdorin internetin shqiptarët, Facebook luan rolin më të madh në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri./Instat