MENU
klinika

Foto

Ç’po ndodh në Berat? Tymi dhe era e keqe ‘pushtojnë’ qytetin

02.09.2019 - 13:42

Që prej 24 orësh qyteti i Beratit është pushtuar nga tymi dhe era e keqe. Shkak është bërë djegia e mbeturinave në sheshin e depozitimit në dalje të qytetit.

Kjo situatë vijon që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa shtyllungat e tymit janë ende prezentë.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët të fikeshin dhe situata të vihej nën kontroll, duke lënë pas ndotjen e madhe.

Shefi i Repartit Zjarrfikës në qarkun e Beratit, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se, edhe pse kanë 24-orë në shërbim në sheshin e depozitimit të plehrave për shuarjen e flakëve, ka shumë vatra zjarri të ndezura që nuk po eliminohen dot, duke bërë që tymi dhe era e keqe të përhapet kudo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në lumë derdhen ujërat e zeza

DSHP: Qëndroni larg nga ujërat e Drinos!