MENU
klinika

Meta thirrje të fortë

“Ç’po ndodh në vend, kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë?”

17.09.2019 - 10:17

Vetëm një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, presidenti Meta ka dalë me një thirrje të fortë për reflektim.

Kreu i shtetit doli me këtë thirrje, bazuar në të dhënat për atë që ai e cilëson “tkurrje dramatike e popullsisë”.

Teksa ka postuar në faqen e tij në Facebook, një lajm të “Zërit të Amerikës” me titull “Në Shqipëri vazhdon largimi i popullsisë”, Meta thekson se “nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit”.

Mesazhi i Metës

Të dashur miq,
Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.
Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.
Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.
Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.
Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo domosdoshmërisht një popullsi e re nënkupton ekonomi të begatë

A kumton shkatërrim të ekonomisë plakja e popullsisë në SHBA?

"S'merr pjesën që i takon nga..."

“Kukësi po zbrazet nga emigracioni”