MENU
klinika

"Informatizimi digjital, më shumë lehtësi për..."

Drejtoria e Transportit jep lajmin e mirë për qytetarët

26.09.2019 - 14:38

Investimet strategjike në informatizimin e shërbimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), kanë mundësuar akses për lehtësira dhe shërbime të shpejta e kosto efektive për qytetarët.

DPSHTRR bën të ditur një tjetër lajm të mirë në fushën e informatikës dhe teknologjisë.

Sistemi i ri i DPSHTRR mundëson të gjitha shërbimet për mjetin si: regjistrimin/çregjistrimin, ndërrimin e pronësisë, ndryshimin e targave, leje qarkullimi, hedhje e taksave vjetore të mjeteve, etj., si dhe shkëmben informacion me DPGJC, Interpolin, me Drejtorinë e Doganave, Policinë, AMF-në, organe ligjzbatuese në nivele të ndryshme ndërveprimi.

Investimi i ri në pajisje, në implementim nga DPSHTRR, përfshin: Ndryshime në infrastrukturë dhe implementimi i 16 pajisjeve, duke rritur 10 herë shpejtësinë e përpunimit të informacionit.

Serverat e gjeneratës së 5-të dhe të 6-të të vitit 2009 zëvendësohen me gjeneratën e 10-të (gjenerata e fundit e vitit 2019). Rritje 8-fish e kapacitetit të ruajtjes së informacionit nga Ram 32 GB në Ram 256 GB. Switch CiSCO 2960S ka kaluar në CISCO C9300. Firewall CISCO ASA 5520 ka kaluar në CISCO Firepower 2110. TMG ka kaluar në Lord Balancer Kemp 220. Harddisqet nga 300 GB në hdd 2 TB SSD. Windows Server 2008 zëvendësohet me Windows Server të teknologjisë më të fundit.

Webfilters, mekanizma sigurie dhe performancë e shpejtë në shërbim. UPGRADE total sistemi, optimizim, module shtesë, risi në aplikacione dhe aksese.

Viti 2019 është viti i përditësimit të sistemeve operative, informatizimit, rigjenerimit dhe modernizimit digjital të DPSHTRR.