25.09.2019 - 19:11
Laert Vasili do të jetë drejtori i ri i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit.
Ky institucion drejtohej më parë nga Elio Bajramaj i cili është shkarkuar së fundmi nga kryetarja e bashkisë, Valbona Sako.
Ky vendim pritet të merret në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Durrës, që do të mbahet të premten, më 27 shtator, duke kërkuar nga këshilltarët miratimin e shkarkimit të Barjamajt nga drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin e Laert Vasilit.
Gjithashtu, pritet që ditën e premte, Këshilli Bashkiak të miratojë edhe ndryshimin e emërtimit nga ‘Qendër Kulturore’ në teatri “Aleksandër Moisiu”.