MENU
klinika

I shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Holanda anëtari i bandës ‘Babagjyshët’

29.09.2019 - 13:47

Ekstradohet nga Holanda Fatmir Pjetri, pjesëtari i “bandës së Babagjyshërve”, të cilët kryenin grabitje me armë.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Disa nga episodet:
•Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;
•Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
•Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;
•Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.