MENU
klinika

"Fitore" për presidentin

Frenohen kërkesat për azil në SHBA

12.09.2019 - 13:04

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka dhënë “ok” planit të administratës Trump për kufizimin e emigrantëve për të kërkuar azil.

Rregulli i ri ndalon kategorikisht azilin për imigrantët që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë pa aplikuar për azil, ose nëse i është mohuar azili në një nga vendet që ata përshkojnë para se të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Sfidat ligjore vazhdojnë, por vendimi do të thotë që tani mund të zbatohet në të gjithë vendin. Plani do të prekë dhjetëa mijëra migrantë të Amerikës Qendrore që udhëtojnë në veri, shpesh me këmbë, përmes Meksikës.

Administrata Trump zbuloi politikën e re të azilit në korrik por ajo u bllokua pothuajse menjëherë nga zbatimi i një vendimi të gjykatës.

Frenimi i niveleve të migracionit ka qenë një qëllim kryesor i presidencës së Donald Trump dhe ndaj ai e përshëndeti vendimin e Gjykatës Supreme si një fitore të madhe.

Rreth 811,016 njerëz u arrestuan në kufirin jug-perëndimor deri në fund të gushtit 2019, dhe prej tyre, afro 590,000 ishin nga El Salvador, Guatemala dhe Honduras.

Shumë nga ata që arrijnë po ikin nga dhuna ose varfëria dhe udhëtojnë në veri përmes Meksikës derisa të arrijnë në kufirin e SHBA. Pas mbërritjes, ata duhet të kalojnë një intervistë “frike të besueshme” për të kërkuar azil në SHBA, gjë që shumica e bëjnë.

Ndryshimi i rregullit do të thotë se ata do të dështonin nëse nuk do të kishin kërkuar azil në një vend tjetër ku kishin kaluar së pari.

Rregulli gjithashtu do të prekë një numër më të vogël të migrantëve afrikanë, aziatikë dhe të Amerikës së Jugut që arrijnë në kufirin jugor të SHBA dhe kërkojnë azil, shumë pasi kanë ardhur nga udhëtime jashtëzakonisht të rrezikshme.

Unioni i Lirive Civile Amerikane, i cili kundërshtoi vendimin, argumentoi se kufizonte në mënyrë drastike ata që kishin të drejtë për azil.