MENU
klinika

Deklarata

Frikë nga shkarkimi? Meta: President deri më 2021!

09.09.2019 - 10:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur në këmbë në Kryesinë e Kuvendit, ku do të dalë para Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ai është shoqëruar drejt Kuvendit nga dy këshilltarët e tij, ai për Sigurinë, Bahri Shaqiri, dhe ai për Mediat, Tedi Blushi. I pyetur nga gazetarët nëse i druhet përballjes me komisionin dhe shkarkimit, Kreu i Shtetit ka deklaruar se nuk ka frikë.

“Presidenca në mbrojtje të Kushtetutës. Nuk kam frikë, do jem President deri më 2021”, ka thënë Meta.

Meta do të pyetet në komision nga deputetët e mazhorancës për dekretin e tij për rrëzimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve lokale dhe dekretimin e 13 tetorit për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.