MENU
klinika

A do të marrë pjesë?

Ftesa e OSBE për reformën zgjedhore/ Opozita merr vendimin!

24.09.2019 - 15:19

Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj kanë pranuar ftesën e OSBE-së për konferencen e thirrur nga kjo e fundit për reformën zgjedhore.

Vendimi u mor në mledhjen që Partia Demokratike zhvilloi sot me aleatët në selinë blu.

OSBE do të mbajë nesër konferencën për reformën zgjedhore me temë “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.

Në draft axhendën e saj, takimi do të nisë me një fjalë të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, për t’u pasuar më tej me fjalimet e dy bashkëkryetarëve e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri.