MENU
klinika

" I uroj suksese, lajmi…"

Futbollistët e Kombëtares pa pasaportë diplomatike? Reagon Cakaj

10.09.2019 - 22:18

Pas deklaratave të një ditë më parë se lojtarëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike, ka reaguar Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në “Twitter” vetëm pak minuta përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Islandë, Cakaj pasi i ka uruar suksese ekipit kombëtar në këtë përballje, e ka hedhur poshtë këtë lajm duke e quajtur të pavërtetë.

kolana e librave

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fund e krye i gënjeshtërt”,- shkruan Cakaj në Twitter.

Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe sqarimi i kreut të diplomacisë shqiptare, i cili ka siguruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Shifrat e fundit mbi koronavirusin

Harta/ Italia dhe Koreja e Jugut me alarm të kuq

"Përgatituni dhe ju për koronavirusin"

OBSH paralajmëron Afrikën

Dom Gjergj Meta mesazh të fortë pas krimit në Mirditë

“Çfarë kobi! Tre vajza të vogla fjetën pa nanën e tyre”