MENU
klinika

Ja ndeshjet vendimtare

Giampaolo në ‘fije të perit’ / Milan i vendos ultimatum

23.09.2019 - 18:36

Milan i besoi kreut të stolit kuqezi Marco Giampaolos, një trajner që kishte bindur me Sampdorian duke prodhuar lojë të bukur dhe fituese.

Megjithatë, pas katër ndeshjeve të para të kampionatit, kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm 6 pikë duke humbur dy sfida.

Skuadra ka zhgënjyer shumë me paraqitjet e saj, veçanërisht në ndeshjen më të rëndësishme deri tani, atë ndaj Interit mbrëmjen e së shtunës. Zikaltërit e dominuan totalisht skuadrën e Giampaolos ku rezultati mund të ishte edhe më i thellë se 0-2. Menjëherë pas derbit, drejtuesit e Milanit dolën me deklaratën ku pranuar zhgënjimin me humbjen në derbi, por njëkohësisht shprehën mbështetjen e plotë të trajnerit Giampaolo.

Pavarësisht kësaj, pozicioni i Giampaolos në pankinë nuk duket i sigurt. Maldini, Boban dhe Massara kanë vendosur t’i japin shans trajnerit edhe për tre ndeshjet e radhës, deri në pushimin dy javor për t’u lënë hapësirë eliminatorëve të Euro 2020-ës.

Tre ndeshje mjaft të rëndësishme për të ardhmen e trajnerit, por njëkohësisht 3 sfida mjaft të komplikuara, dy prej të cilave do të jenë në transfertë ndaj Torinos dhe Genoas, dy skuadra që luajnë mirë futboll dhe kanë pretendime për t’u renditur në gjysmën e sipërme të tabelës.

Aspak e lehtë është edhe sfida në shtëpi, që do të luhet përballë Fiorentinës, një skuadër që ka vënë në vështirësi edhe ekipe si Napoli e Juventus, dhe ndonëse ka vetëm dy pikë në renditje, ka një dëshirë të jashtëzakonshme për t’u ringritur sa më shpejt.

Por drejtuesit e Milanit nuk mund të presin pa fund dhe duket se kanë kërkuar që kuqezinjtë të ndryshojnë tërësisht “fytyrë” sa i përket lojës që shfaqin në fushë, dhe njëkohësisht të arrijnë të grumbullojnë një minimum prej 6 pikësh në këto tre ndeshje.

Sfidë mjaft e vështirë për Giampaolon, që brenda pak ditësh do të luajë fatin e tij, por edhe atë të kuqezinjve, që në rast se do të vazhdojnë në këtë mënyrë, rrezikojnë të mbeten sërish jashtë kupave të Europës edhe për vitin tjetër, ndonëse sezoni është ende i gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brozo dhe Lukaku përgjigjen në fushë

‘Tërmet’ zikaltër në Derby/ Inter dominon Milanin

Gjigandët e Premier League gati ta rrëmbejnë

Shkëlqeu sezonin e shkuar/ Giampaolo ‘ngel në klasë’ Piatek!