MENU
klinika

Formacionet e mundshme

Sonte luhet derbi i shumëpritur Milan-Inter!

21.09.2019 - 12:33

Futbolli italian do të marrë një tjetër fytyrë mbrëmjen e sotme kur në skenë do të vijë një prej ndeshjeve më legjendare të sportit. Luhet derbi i Madoninës mes dy ekipeve që kanë shkruajtur historinë, Milan dhe Inter. Këtë sezon, derbi vjen që në javën e katërt me Interin që shihet sërish si favorit. Statistikat flasin në favor të zikaltërve që në 223 takimet e luajtura, numërojnë 80 fitore kundrejt 76 të kuqezinjëve, ndërsa 67 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Interi, pas tri fitoreve radhazi në kampionat, është kthyer në realitet nga barazimi zhgënjyes në San Siro, në Champions kundër Slavia Praga. Ndërkohë milani ka grumbulluar 6 pikë në tre ndeshjet e para duke mposhtur Brescian dhe Veronan, pas humbjes zhgënjyese së javës së parë me Udinesen.

Giampaolo vjen me një mungesë të rëndësishme të Calabrias, i skualifikuar, i cili do të zëvendësohet nga Conti në krahun e djathtë. Dyshimi më i madh te kuqezinjtë mbetet Paquetà, i cili pas problemeve me trajnerin, mund të zëvendësohet nga blerja e re, Rebic. Nga ana tjetër, Conte ka në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve.

Formacionet e mundshme:
MILAN (4-3-2-1): Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessiè, Biglia, Calhanoglu; Suso, Paquetà; Piatek.
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lautaro Martinez, Lukaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italianët 'fiksohen' pas lojtarëve të "Djajve"

Derby Inter-Milan për rezervën e Man.United!