MENU
klinika

Serie A 2019-2020

Kur luhet Derbi i Italisë? Conte “fërkon” duart!

29.07.2019 - 19:52

Ka nisur shorti i kampionatit Serie A 2019-2020. Duke i qëndruar edhe kritereve se skuadrat e mëdha nuk mund të ndeshen mes tyre dhe gjithashtu nuk mund të zhvillohet asnjë derbi i qyteteve të mëdha.

Pas transfertës në “Tardini” ndaj Parmas, Juventusi i Maurizio Sarrit do të debutojë në shtëpi ndaj Napolit, ish ekipi i trajnerit bardhezi. Sakaq, bie në sy derbi i Romës, Lazio-Roma.

Milani gjen Brescian e Emanuele Ndoj duke debutuar në “San Siro”, teksa Interi udhëton në Sardenjë te Cagliari i ish-mesfushorit Barella.

Shorti i kalendarit Serie A 2019-2020 ka vendosur që derbi i madh i Italisë, Milan-Inter, me kuqezinjtë pritës, të luhet në javën e katërt të kampionatit. Kuqezinjtë, sezonin e shkuar, nuk fituan asnjë derbi me zikaltërit në kampionat.

kolana e librave

Java e 7-të e kampionatit të Serie A 2019-2020 do të nisë më 6 tetor dhe supersfida, ose sfida e sfidave, Derbi i Italisë, është qershia mbi tortë. Interi i Antonio Contes dhe Beppe Marottas pret në shtëpi Juventusin e Maruzio Sarrit, Paraticit dhe Agnellit. Fakti që Interi e pret në “San Siro” është pozitiv.

Java e 11-të e kampionatit italian të futbollit për sezonin 2019-2020 do të paraqesë tre sfida tepër të forta dhe të bukura për t’u parë. Bëhet fjalë për Milan-Lazio, Roma-Napoli por edhe derbi i Torinos, mes Torinos dhe Juventusit…

Sakaq, Interi do të duhet të përfitojë, teksa udhëton në “Dall’Ara”, ndaj Bolognas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN